Lidhje: MASH | UPT | FGJM |

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave

Doktorata "Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi"

Doktorata "Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi" Doktorata "Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi"

Orientimet:

      Gjeologji - Gjeofizikë

      Burimet Natyrore

      Mjedis

Shkolla e Doktoratës ka për qëllim që të ngrejë më lart kualifikimin e specialistëve, duke i paisur ata me njohuritë e nivelit bashkëkohor në fushat përkatëse, nëpërmjet dëgjimit të leksioneve, ushtrimeve e punëve praktike e laboratorike eksperimentale dhe shlyerjes së provimeve, përgatitjes së mikrotezës dhe më tej të kryerjes së studimit për tezën e doktoraturës, për ti aftësuar në kryerjen e punës kërkimore shkencore dhe për të drejtuar atë.
Pranimi i kandidatëve bëhet me konkurs sipas dosjes personale të paraqitur nga secili, në pajtim me fushat dhe numrin e përcaktuar nga institucionet përkatëse.
Afati i kryerjes së përgatitjes teorike është një vit ku përfshihet dhe përgatitja dhe mbrojtja e projektkursit.
Programi do të funksionojë si shkollë e rregullt me shkëputje nga puna, ku gjatë vitit të parë pjesëmarrësit do të dëgjojnë leksione, do të kryejnë ushtrime e punë laboratorike- eksperimentale, detyra e projekt - kurse dhe do të shlyejnë provimet sipas planit dhe programeve mësimore të paraqitura.
Llogaritet që ngarkesa javore të jetë 10-12 orë në javë leksione, 5-7 orë në javë ushtrime dhe seminare, kurse pjesa tjetër e kohës do të jetë punë eksperimentalo - laboratorike dhe përgatitje individuale, shfrytëzim literature etj.( shih planin mësimor).
Në këtë rast pjesëmarrësit përfitojnë të gjithë të drejtat e statusit të studentit.
Viti përgatitor do të përfundojë me përgatitjen dhe mbrojtjen e një projekt kursi, tema e të cilit do të përcaktohet në përputhje me temën e doktoraturës, brenda profilit të zgjedhur nga kandidati.

Mbas përfundimit të përgatitjes teorike pjesëmarrësve u lind e drejta për vazhdimin e studimeve në përgatitjen e tezës së doktoraturës.


   Për më tepër informacion dërgoni e-mail në:   korini@yahoo.com